E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompensimi i kartave, 5 milione USD dalin nga buxheti

Te gjithe paraplegjiket e tetraplegjiket, te denuarit ose ata qe ndodhen ne paraburgim si dhe anetaret e komunitetit rom dhe egjiptian, do te kompensohen plotesisht ne masen 1200 leke per marrjen e kartes se identitetit. Procedurat e kompensimit te cmimet te kartave, per shtresat ne nevoje i ka shpjeguar dje zv/ministri i Financave , Sherefedin Shehu. Gjithashtu Shehu tha se ne baze te vendimit te qeverise, te gjithe shtetasit qe marrin pension minimal ne fshat dhe ne qytet; studentet; anetaret e familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike dhe te gjithe shtetasit qe votojne per heret te pare ne zgjedhjet e 28 qershorit, do te perfitojne 1000 leke ose 10 mije leke te vjetra. Ndersa, kategorite e tjera perfitojne kompensim ne masen 700 leke, 400 leke dhe 200 leke Duke bere thirrje per nje bashkepunim te medias ne berjen publike te vendimit te qeverise, Shehu deklaroi se, "me vendimin e fundit te qeverise eshte bere nje ndryshim thelbesor i menyres se kompensimit dhe nuk ka me hapesire per spekulime politike, lidhur me mos pajisjen e shtetasve me leternjoftim si rezultat i paaftesise paguese te qytetareve. "Zyrtari i larte i financave e cilesoi nje krijim artificial, pretendimin per ekzistencen e nje "takse vote" duke sqaruar se, qe ne fillimin e projektit qeveria percaktoi skemen e rimbursimit dhe taksa eshte nje pagese e pakthyeshme dhe e pakompensueshme. "Nderkohe qeveria ka nje skeme, qe pagesa eshte e kompensueshme per nje pjese te qytetareve", - ka theksuar

Shehu i cili sqaroi se, perfituesit e ketij vendimi jane, studentet, pensionistet ata qe perfitojne pagese papunesie etj. Kostoja e vendimit te qeverise per kompensimin e cmimit te kartes, do te kushtoje sipas llogaritjeve paraprake 5 milione USD, tha zv/ministri i Financave, i cili shtoi se kjo shume do te mbulohet nga fondi rezerve i Keshillit te Ministrave. "Ne vendimin e Keshillit te Ministrave ne autorizojme deget e thesarit, qe te bejne ne menyre automatike avancimin e fondeve. Dhe nese fondet jane te pamjaftueshme per institucionet qe do te ofrojne kete sherbim, jane te autorizuar te bejne menjehere kerkese per shtese fondesh prane Ministrise se Financave", - tha Shehu.

Pagesa e kompensimit behet per aplikimet e kryera deri ne 20 qershor 2009, apo per leternjoftimet e marra deri me 28 qershor 2009. Per aplikimet e bera pas 20 qershor 2009 kompensimi eshte i pavlefshem dhe cdo pagese e marre per kete qellim eshte e paligjshme. Ne vendimin e qeverise autorizohen institucionet buxhetore te blejne, paraprakisht, kuponet e aplikimit ose te bejne pagesen e kompensimit per perfituesit, me fondet buxhetore, te miratuara per keto institucione ose me te ardhurat e arketuara per llogari te tyre, ne procesin e zbatimit te buxhetit te shtetit dhe te njesive te qeverisjes vendore. Institucionet respektive, ne baze te kopjeve te formulareve, te aplikimit ose te kopjeve te leternjoftimeve te perfituesve, te kompensimit kerkojne ne Ministrine e Financave rimbursimin per pagesat e kryera, sipas rregullave te percaktuara ne kete vendim. Nese institucionet pergjegjese ose njesite e qeverisjes vendore nuk disponojne fonde per blerjen e kuponeve, ne perputhje me kete vendim, deget e thesarit lejojne avancimin e fondeve te muajve pasardhes deri ne plotesimin e shumes se kerkuar. Ne rast se edhe kjo eshte e pamundur, institucionet pergjegjese ose njesite e qeverisjes vendore bejne kerkese per shtese fondesh, ne Ministrine e Financave.

Kompensimi i cmimit te kartave sipas kategorive

Kategorite qe perfitojne karten falas

-Paraplegjike dhe tetraplegjike

-Personat e verber dhe pjesetaret e familjes, ne ngarkim te tyre, kur nuk kane te ardhura. -Ata qe vuajne denimin ose ndodhen ne paraburgim.

-Anetare te komunitetit rom dhe egjiptian.

Kompensim ne masen 1 000 leke

-Te gjithe pensionistet, qe kane pension minimal, ne qytet dhe te gjithe pensionistet e fshatit.

-Studente e institucioneve te arsimit te larte publik.

- Cdo anetar i familjeve, qe trajtohen me ndihme ekonomike.

-Te gjithe shtetasit, qe votojne per here te pare; ata qe kane lindur ne periudhen 19.2.1989 - 28.6.1991, pavaresisht nga gjendja ekonomike dhe sociale.

Kompensim ne masen 700 leke

-Me aftesi te kufizuar, te lindur ose te bere te tille, te cilet deklarohen te paafte per pune me vendim te KMCAP-se, ne perputhje ligjin nr.9355, date 10.3.2005, "Per ndihmen dhe sherbimet shoqerore", si dhe anetaret e familjes, kur personi me aftesi te kufizuar eshte kryefamiljar, me perjashtim te paraplegjikeve dhe tetraplegjikeve dhe te te verberve.

-Personat qe perfitojne pagese papunesie.

Kompensim ne masen 400 leke

-Ne masen 400 (katerqind) leke per te gjithe personat, qe perfitojne pension pleqerie mbi pensionin minimal ne qytet, te plote, te pjesshem ose pension invaliditeti, si dhe personat ne ngarkim te tyre, te cilet jane pa te ardhura.

Kompensim ne masen 200 leke

Ne masen 200 (dyqind) leke per punonjesit e institucioneve buxhetore me page mujore bruto jo me te madhe se 35 000 (tridhjete e pese mije) leke, si dhe personat ne ngarkim te tyre pa te ardhura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›