Italia barazon në miqësoren me Zvicrën

Kampionët e botës në fuqi nuk fitojnë në miqësoren e dytë radhazi përpara startit të Botërorit në Afrikën e Jugut, por kjo gjë nuk e shqetëson teknikun, Marcello Lippi, që në tastin e barazuar 1-1 me Zvicrën ka provuar lojtarët të tjerë. Andrea Cossu ka luajtur nga minuta e parë, pavarësisht se mesfushori nuk është në listën zyrtare të Italisë, me Lippin që i frikësohet mosrikuperimit të Pirlos, apo Camoranesit. Italianët janë surprizuar në minutën e 10 nga mesfushori i Udineses, Gokhan Inler, që ka mposhtur Marchettin nga distanca. Por humbja pranohet vetëm për 5 minuta nga Italia.
Sulmuesi i Napolit, Fabio Quagliarella, ka shënuar me kokë golin e barazimit. Megjithatë Lippi nuk ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës së tij, në kohën kur ka qenë Zvicra me rastet më të mira për shënim. Lippi sigurisht që pret me shpresë nga Pirlo, por mesfushori i Milan nuk do të luajë e sigurtë ndeshjen debutuese të italianëve në 14 qershor kundër Paraguajit për Grupin F, por mund të rikuperojë në kohë për dy takimet e tjera, ndërkohë që më vështirë duket për Camoranesin. Kështu, Cossu do të fluturojë në Afrikën e Jugut si lojtari i 24 dhe mund të përfshihet në skuadër deri në 13 qershor, nëse tërhiqet për shkak të dëmtimit një mes Pirlos dhe Camoranesit. Gjithsesi, Italia pak është dukur si kampione e botës në ndeshjet përgatitore, e tronditur edhe nga dëmtimet e shumtë, pasi edhe Angelo Palombo ka problem në gju, ndërsa Claudio Marchisio vuan nga një tërheqje muskulore në pulpë.
Eno Skarço < I mëparshmi