PD reagon për shtëpinë e Pezës. PS: Qeveria, faj për krizën ekonomike
Debati mes dy partive me te medha ne vend vijoi kete te djele edhe ne Tirane. Demokratet reaguan per shtepine e deputetit socialist, Dashamir Peza, ndersa socialistet, serish akuzuan demokratet per situaten ekonomike.
"Cdo përpjekje për ta lidhur këtë cështje është vetëm një mashtrim i paskrupullt dhe i pabazë, sepse mua as më ka interesuar dhe smë intereson ndonjëherë banesa e zotit Rama. Ajo që dua të theksoj, dhe të parashtroj para jush si shqetësim, timin si deputet, të banorëve të Pezës, është reagimi i nxituar i zotit Dash Peza ndaj pyetjes së një gazetari nëse ishte zoti Rama apo jo në shtëpi", tha Luan Skuqi, deputet i PD.
"Thatësira financiare e detyron qeverinë të rrisë huamarrjen e brendshme në 856 për qind larg normalitetit dhe kjo vetëm në katër muajt e parë të vitit 2010. Ky borxh i frikshëm është shenjë e qartë e panikut financiar dhe qeverisës që ka kapur zotin Berisha. Investimet private dhe kreditimi i biznesit bllokohen në këtë mënyrë nga qeveria që asfikson ekonominë në vend. Shteti është borxhliu i sëmurë që po infekton dhe sektorin privat në këtë kthesë të rrezikshme të ekonomisë sonë", deklaroi Ervin Bushati, anëtar i Asamblesë së PS.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e diel , 06 qershor 2010 )