E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish pronarët apel ndërkombëtarëve: Zgjidhni kaosin me titujt e pronësisë

Pronarët i kërkojnë ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë, Helmut Lohan të ndikojë për të zgjidhur kaosin me titujt e pronësisë dhe mosrespektimin të të drejtës pronës private. Nëpërmejt një letre, të pakënaqur me qëndrimin e ndërkombëtarëve për cështjen e tyre, përfaqësuesit e shoqatës "Bregdeti" kanë kundërshtuar qëndrimin e mbajtur deri më tani duke iu referuar një standarti të dyfishtë.

"Të na mbështesë që të mos lihet në heshtje dhe të vemi në Europë kështu sic jemi. Nuk është arritur asnjë rezultat, ndërsa ne në një përpjekje të gjithëanshme i bëjmë përpjekje qeverisë dhe nuk kemi arritur asnjë rezultat. Pra, nuk ka vajtur prona tek i zoti ", tha Polo Cakalli, shoqata "Bregdeti".

Problemi kryesor sipas kësaj shoqate , është se pavaresisht se disponojnë dokumetat e plota të pronësise, pronarët nuk mund të hipotekojnë pronën e tyre në bregdet... “Kaosi i pronës në zonat turistike regullohet shpejt nëse nga institucionet ndërkombëtare do të kuptohet se ky problem është më i rëndësishëm se kutitë e votimit dhe diskriminimi i supozuar i ndonjë homoseksuali", theksojnë pronarët në letrën e tyrë të hapur drejtuar ambasadorit Lohan. Më tej, ata kërkojnë nga Bashkimi Europian, të reagojë ndaj abuzimeve me pronat.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›