Apeli rrezon Naum Dishon mbetet ne fuqi vendimi i Shkalles I
Gjykata e Apelit të Korçës, ka rrëzuar kërkesën e mbrojtësve të Naum Dishos, duke mos pranuar shtyrjen e arrestimin të kreut të OMONIA-s. Pala mbrojtese i ka kërkuar Kolegjit të Gjyqtarëve të Apelit që të shtyjë arrestimin e Dishos për një periudhë 6 mujore, me argumentin që kreu i OMONIA-s ka probleme shëndetesore, si dhe ka angazhime politike. Gjykata e Apelit e rrëzoi kërkesën si të pabazuar në ligj, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, e cila gjithashtu nuk pranoi shtyrjen e arrestimit të Dishos. Prej dy muajesh kreu i OMONIA-s, i cili është dënuar me vendim të formës së prerë me një 1 vit burg për dhunimin e varreve të Boboshticës, është duke i fshehur drejtësisë, dhe policia e Korçës vazhdon ende kërkimet për kapjen e tij.