Shpërthen bombula, digjet kati i një vile
TIRANE-Një bombul gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në një vilë 3 -katëshe dhe flakët e zjarrit kanë rrezikuar jetën e 4 anëtarëve të familjes që banonte aty.
Ngjarja ndodhi në një vile pranë rrugës “Don Bosko” në kryeqytet, dhe flakët e zjarrit përfshinë katin e dytë të ndërtesës, por fatmirësisht 4 anëtarët e familjes ndodheshin në ballkonin e shtëpisë, larg vatrës se zjarrit.
Në vendngjarje mbërriten menjëherë dy automjete zjarrfikëse, dhe në një kohë të shpejtë u arrit shuarja e zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)