Telashe për Italinë, Pirlo nuk stërvitet
ITALI - Për trajnerin e Italisë Çezare Prandeli, telashet nuk kanë të sosur para Europianit.
Në stërvitjen e kombëtares, në Krakovë, nuk ka marrë pjesë përveç Barzaljit edhe mesfushori Andrea Pirlo, i konsideruar si lojtari kyç për të kaltërit.
Ai hyri fillimisht në fushë, por më pas vari këpucët. Kur trajneri Prandeli i thirri të gjithë lojtarët për fillimin e punës atletike, Pirlo u kthye në dhomat e zhveshjes.
Vetëm të enjten pritet të qartësohet situata e fantazistit të Juves.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)