E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruni dhe Sarkozi, të dy me të dashur të tjerë



Pas “stuhisë perfekte” që tronditi francezët dhe më gjerë, ja ku vjen një tornado që godet pallatin Elize. Karla Bruni dhe Nikolas Sarkozi mendohet se po përjetojnë një krizë të vërtetë martesore. Dhe jo vetëm kaq. Të dy mendohet se kanë gjetur nga një të dashur. Ajo flitet se ka një lidhje me këngëtarin francez Benjamin Biolaj, ndërsa ai me nënsekretaren e ambientit, kampionen e karatesë Shantal Jouano. Përralla mes ish-modeles me origjinë italiane dhe presidentit duket se ka përfunduar. Lidhja e Karlës me këngëtarin ka filluar disa javë më parë, ndërsa ajo e Sarkozisë ka nisur fillimisht si një marrëdhënie e thjeshtë pune, për të vazhduar më pas me çështje zemre. Ndërsa Karla Bruni arratiset me këngëtarin, presidenti gjen ngushëllim në krahët e Shantal, një brune simpatike me muskuj elastikë. Karla e ka ndërgjegjen të qetë: ajo ka deklaruar publikisht se monogamia i jepte trishtim, pa harruar që Sarko është dyfishi i moshës së saj.

11 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›