Islami dhe Harasani ankohen tek Fyle: Rama kërkon të na përjashtojë
Dy deputetët e Partisë Socialiste, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, që tashmë kanë dalë kundër kësaj force politike, kanë bërë gati një letër, me anë të së cilës i ankohen ndërkombëtarëve për një përjashtim të mundshëm nga partia.
Letra do ti dërgohet komisionerit Stefan Fyle, kryediplomates së BE, Ketrin Eshton dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ata thonë se po përjashtohen nga partia, për shkak se kanë dalë kundër vendimit të PS-së për bojkotimin e parlamentit.