E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia dhe Sllovenia mbështesin integrimin e Shqipërisë

Italia dhe Sllovenia mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu janë shprehur dy ambasadorët Saba D`Elia dhe Bojan Bertoncelj gjatë një takimi me Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto ku i përcollën ministrit mesazhin të dy ministrave Franko Fratini dhe Samuel Zbogar, drejtuar shefes së lartë të BE Chatherine Ashton dhe Komisionerit pët zgjerim Stefan Fule.
Në mesazhin e tyre dy diplomatët theksojnë se "perspektiva Europiane e Shqipërisë mbetet objektiva e vetme e përbashkët e qeverisë dhe opozitës shqiptare dhe kjo duhet të shërbejë si një forcë tërheqëse për të tejlakuar ngërçin politik aktual. Një mesazh i qartë nga Komisioni Europian në progres raportin e ardhshëm, në favor të integrimit europian të Shqipërisë, do të jetë politikisht i dobishëm për vendin".

Gjithashtu, në mesazh thuhet procesi i zgjerimit europian po ecën përpara, dhe anëtarësimi i afërt i Kroacisë demonstron qartë se dyert e BE-së janë të hapura, sapo vendet të kenë plotësuar kushtet e kërkuara.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›