Kjo është prova se jemi shumë më mirë se Gjermania!
Gazeta më e madhe gjermane, Bild, raporton në mëngjes se çmimet e larta të karburanteve kanë shkaktuar viktimën e parë në Gjermani.
Çdo ditë në Gjermani pranë pikave të karburantit shpërthen zemërimi. Çmimet e karburantit po kapin qiellin dhe kjo po u shkatërron nervat shoferëve. Por tani tërbimi për çmimin e benzinës ka shkaktuar një viktimë. Në Bavari një person pësoi infarkt e vdiq mu tek tabela e çmimeve. 73 vjeçari kishte shkuar për të furnizuar makinën e tij VW Phaeton kur pa çmimin e benzinës super 1.50 euro në tabelë. Por kur shkoi të paguante, i kërkuan 1.58 euro. Dhe pas i ulëriti shitësit, Mandred W. mbeti aty, mu buzë tabelës së çmimeve. I vdekur nga një infarkt në zemër, shkruan Bild.
Shqipëria e Gjermania janë dy vendet me ekonomitë më të qëndrueshme në Europë. Por edhe pse çmimet e karburantit tek ne po prekin qiellin, nuk ka pasur asnjë viktimë. Një arsye më shumë për Berishën që të krenohet në mbledhjen e ardhshme të qeverisë.
Meqë jemi tek kjo temë, numri i makinave në rrugët e Shqipërisë është reduktuar ndjeshëm pas rritjes së çmimeve të karburantit. Por viktima nuk ka pasur. Falë Zotit.