Ministrja Bregu takon ministrin e Pushtetit Vendor te Maqedonise

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu takoi ministrin e Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, Nevzat Bejta.
Ata diskutuan për mundësitë konkrete për një bashkëpunim të frytshëm rajonal, përtej shprehjes së vullnetit politik të fqinjësisë së mirë.
Duke iu referuar projekteve konkrete të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të financuar nga Komponenti i II i fondeve të IPA-s që në total arrijnë në rreth 5 milionë euro, Bregu tha se fuqizimi i një rrjeti infrastrukturor rajonal me akse që përshkojnë linjat kryesore të qarkullimit dhe fluksit të shkëmbimeve, do tё ndikojë nё proceset pozitive nё rajon. Kjo sipas bashkëbiseduesve e bën rajonin mё tё siguritë, duke zgjeruar në përmasa të konsiderueshme tregun dhe duke rritur interesin për investime të huaja.