Italia e Spanja e zgjidhin pas 90 minutave
Italia dhe Spanja kerkonin dje bileten e fundit gjysmefinale per t'iu bashkuar Gjermanise, Turqise dhe Rusise ne kater skuadrat qe do te ndajne titullin e madh kontinental. Roberto Donadoni i privuar nga dy prej elementeve kryesore si Gatuzo e Pirlo, i eshte dashur te arnoje formacionin dhe te perballet me nje ekip kembengules sic ishte Spanja. Aragones e kishte vendosur me mire skuadren e tij dhe "furite e kuqe" shohin me shume nga porta e Bufonit, pavaresisht se rastet me te rrezikshme per ta vijne nga gjuajtjet nga distanca, pasi mbrojtja e ngjeshur italiane nuk i ka lejuar ata te kalojne me tej. Pjesa e pare eshte teresisht nen kontrollin e Spanjes. Qe ne minutat e para shikohet nje uri nga ana e djemve te Aragonesit per te gjetur kuadratin e Bufonit, ndersa italianet mbrohen me kujdes dhe duan te perfitojne nga ndonje kundersulm i mundshem. Spanja kerkon medoemos te finalizoje dhe shpreson shume nga kembet e Fernando Torresit dhe David Vijes, por te dy e kane te veshtire te gjejne njeri-tjetrin mes tufes se madhe me fanella te bardha te skuadres italiane. Donadoni sheh se dicka nuk shkon ne ekip, por ende nuk vendos te ndryshoje, ndersa Aragones u kerkonte te tijve te shtynin sa me perpara. Sidoqofte, pjesa e pare e ndeshjes perfundon me rrjeta te paprekura. Ne fraksionin e dyte italianet fillojne te shohin me shume nga porta, por edhe ata vujane mungesen e finalizimit. Por hapja e skuadres se kalter, u jep me shume hapesira "furive te kuqe", te cilat kane mundesi te rrezikojne seriozisht, por serish mbeten ne tentativat nga jashte kuadratit. Megjithate, pjesa e dyte eshte me argetuese sesa e para. Donadoni heq Perroten dhe hedh Kamoranezin dhe loja e Italise merr jete. Toni ka me shume topa ne dispozicion, por si gjithmone eshte vetem ne mes te mbrojtjes spanjolle. Rastin me te mire per shenim e kane italianet, kur Kamoranezi gjuan me Kasijasin e zhbalancuar, por ky i fundit ben mrekulline. Per ta ndare kete cerekfinale, dy skuadrat kaluan ne shtese.
Spanja: Kasijas, Ramos, Marcena, Pujol, Kapdevija, Injesta (Kazorla 59'), Sena, Hernandez (Fabregas 60'), Silva, Vija, Torres (Giza 85')
Trajner: Luis Aragones
Italia: Bufon, Zambrota, Kielini, Panuci, Groso, Akuilani, De Rosi, Ambrozini, Perrota (Kamoranezi 58'), Toni, Kasano (Di Natale 74')
Trajner: Roberto Donadoni
Gjyqtar: Herbert Fandel (Gjermani)
Kartone te verdhe: Injesta, Vija, Ambrozini
Spanja: Kasijas, Ramos, Marcena, Pujol, Kapdevija, Injesta (Kazorla 59'), Sena, Hernandez (Fabregas 60'), Silva, Vija, Torres (Giza 85')
Trajner: Luis Aragones
Italia: Bufon, Zambrota, Kielini, Panuci, Groso, Akuilani, De Rosi, Ambrozini, Perrota (Kamoranezi 58'), Toni, Kasano (Di Natale 74')
Trajner: Roberto Donadoni
Gjyqtar: Herbert Fandel (Gjermani)
Kartone te verdhe: Injesta, Vija, Ambrozini