Italia e fundit për numrin e studentëve të huaj

Italia zë vendin e fundit në Europë për numrin e studentëve të huaj, në universitete. Sipas statistikave të publikuara nga Vatikani, në vendin fqinj, numërohen mbi 54 mijë e 500 studentë të huaj ose 3.1% e totalit, ndërsa mesatarja e shteteve të BE-së është rreth 10%. Mes shifrave, bie në sy fakti, se shqiptarët janë studentët e huaj më të shumtë në numër, plot 11 mijë e 500.