E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krizë qeveritare në Liban

Njëmbëdhjetë ministrat në qeverinë e Libanit nga radhët e Hezbollahut si dhe këshilltarët e tyre kanë dhënë dorëheqje nga kabineti i unitetit kombëtar i kryeministrit pro-perëndimor Sead Hariri.

Hezbollahu ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria për shkak të raporteve se tribunali i mbështetur nga OKB-ja, që u krijua për t`i gjykuar vrasësit e ish kryeministrit Rafik Haririt, do të akuzojë disa anëtarë të Hezbollahut.

Lajmin për largimin e ministrave, kryeministri Sead Hariti e ka marrë gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, ku po bisedonte me presidentin amerikan Barak Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›