Kontrabande armesh ne Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas shqiptar dhe një kosovar për kontrabandim armësh në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri. Armët janë zbuluar pas një kontrolli të rastësishëm, pasi makina me të cilën udhëtonin tre personat ka zgjuar dyshimet e policisë kufitare.
Ndalimi i tyre ka ndodhur në fshatin Gorozhub komuna e Prizrenit, pasi zyrtarët policorë kanë gjetur shtatë armë: dy armë të gjata pushkë automatike, pesë pistoleta të tipit EKOL TUNA, cal, 8mm si dhe një karikator i zbrazët i armëve të gjata –pushkës automatike”. Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë dy shtetas shqiptarë të ditëlindjeve 82 dhe 89 dhe një kosovar i ditëlindjes 1981. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të Qarkut në Prizren janë dërguar ne qendrën e ndalimit ne Gjakovë.
Alsat