E Diel, 1 Nëntor 2026

Italia fillon fushatën e uljes së shpenzimeve në administratë



Qeveria italiane ka ndërmarrë fushatën më të egër të shkurtimevce të shpenzimeve që nga koha e Luftës së Dytë Botërore. Duke parë reformat që janë ideuar nga ministria e financave italianët po bëhen gati për shkurtime të mëdha të pagave, sherbimeve qeveritare dhe kujdesit shëndetësor, ndërsa qeveria po përpiqet të shmangë një krizë të ngjashme me atë me të cilën përballet Greqia.
Ministrat e kabinetit qeveritar u takuan ditën e hëne që të diskutonin për shkurtime që kapin shifrën e 30 miliardë dollarëve gjate dy viteve të ardhshme. Ndërsa një keshillëtar kryesor i kryeministrit Silvio Berluskoni ka paralajmëruar se plani parashikon "sakrifica te medha".Media italiane thotë se plani do të ngrijë ose shkurtojë rrogat e të gjithë punonjësve qeveritare. Fondet qeveritare për kujdesin shëndetësor dhe organet e qeverisjes lokale parashikohen gjithashtu të tkurren.
Italia ka një nga borxhet me te larta në botë. Zyrtarët shprehen se shkurtimet kanë si qellim qe ta sjellin borxhin ne nivelet e pranueshme të Bashkimit Evropian deri ne vitin 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›