Korea e Veriut kërcënon me luftë Korenë e Jugut
Shteti komunist i Koresë së Veriut ka kërcënuar në mënyrë direkte fqinjin e saj, shtetin e Koresë së Jugut. Deklarata e ashpër dhe kërcënimi direkt ka ardhur ditën e marte pas pretendimit të shtetit totalitarist i cili akuzon se autoritetet detare të Koresë së Jugut janë duke shkelur në mënyrë të vazhdueshme detin e saj.
Këto komente të ashpra janjë një kapitull i ri tensioni mes dy shteteve të cilët kanë të njëjtën prejardhje etnike, por i ndan koncepti i ndërtimit të shtetit. Kjo deklaratë e rëndë pason incidentin e rëndë të muajit mars kur në ujërat mes dy Koreve u mbytën disa marinar koreane-jugorë u mbytën. Për këtë incident u fajësuan autoritetet e Koresë së Veriut.
Kërcënimi i autoriteteve të Penianit është bërë publik në televizionin shtetëror. Në këtë deklaratë bëhej e ditur se Koreja e Veriut do të shkëpuste të gjitha fijet e bashkëpunimit me shtetin e saj fqinj. Gjithashtu në deklaratë nënvizohej fakti se të gjitha marrëveshjet e mëparshme do të ngrihen. Kohët e fundit shteti i Koresë së Jugut kishte punësuar shumë koreano-verior pasi ata ishin punëtorë të cilët kishin rroga tejet të ulëta. Gjithashtu shteti komunist po e përdorte këtë proçes punësimi duke ditur brishtësinë e ekonomisë së saj.