Putin Ska rishikim te zgjedhjeve

Kryeministri rus Vladimir Putin ka hedhur poshtë apelet për një rishikim të rezultateve të diskutueshme të zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar protestuesit se po fshehin synimet e tyre të vërteta.
Ai ka folur përpara mbështetësve të tij në Frontin e Popullit të Rusisë dhe komentet vijnë pas protestave masive të së shtunës lidhur me zgjedhjet e katër dhjetorit, që sipas kundërshtarëve të tij ishin të manipuluara.
Putin është kandidati kryesor në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Ai ka deklaruar se nuk i duhen truke dhe se do të fitojë në mënyrë të ndershme, Zgjedhjet mbaruan. Parlamenti ka filluar punën dhe kryetari është zgjedhur. Ka vetëm një rrugë që mund të ndiqet, apeli në gjykatë
Vladimir Putin
Kryeministër i Rusisë duke akuzuar kundërshtarët se po përdorin zgjedhjet parlamentare për të krijuar destabilitet.
“Zgjedhjet mbaruan. Parlamenti ka filluar punën dhe kryetari është zgjedhur. Ka vetëm një rrugë që mund të ndiqet, apeli në gjykatë”, ka theksuar Putin.
Rezultati i zgjedhjeve të diskutueshme ka nxitur kundërshtimin e lidershipit rus dhe ka shkaktuar një seri protestash, ku kanë marrë pjesë disa dhjetëra mijëra persona në disa qytete.
Protestat kanë qenë më të mëdhatë me të cilat autoriteti i zotit Putin është përballur ndonjëherë dhe presidenti Medvedev po ashtu. Por kryeministri nuk i ka marrë parasysh.
“Problemi është se ata nuk kanë një program të vetëm. Ata kanë shumë programe individuale, por jo një të unifikuar dhe as një mënyrë të pastër për të arritur qëllimet e tyre, të cilat gjithashtu nuk janë edhe aq të qarta”, ka nënvizuar Putin.
Më herët gjatë ditës ishte ish-ministri rus i Financave, Alexei Kudrin që deklaroi se kryeministri Putin është i gatshëm për dialog me opozitën dhe që zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm të jenë tërësisht të ndershme.
Ndërsa ditën e protestës ishte lideri i fundit i Bashkimit Sovietik, Mikhail Gorbachov, që në një prononcim për një radio moskovite i bëri thirrje kryeministrit që të jepte dorëheqjen e menjëhershme.