E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rio kërkon ndihmë nga vëllai

Mbrojtësi i QPR-së, Anton Ferdinand ka bërë të ditur se vëllai i tij, mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio i ka telefonuar për të kërkuar nga QPR të ndalë liderin Manchester City në xhiron e fundit të dielën.

Por, 27 vjeçari ka theksuar se është më tepër i brengosur të sigurojë mbijetesën në Premierligë.

“Rio më ka telefonuar duke kërkuar një nder. Por, na nevojitet edhe neve. Jam i përqendruar te QPR sepse na pret një detyrë e vështirë. Duhet të nxjerrim një pikë, nëse jo tri të plota. Besoj te bashkëlojtarët e mi se mund ta bëjmë këtë”, deklaroi Anton për Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›