E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho kërkon ‘një Maicon’

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i interesuar të përforcojë skuadrën e tij gjatë afatit kalimtar të verës me një mbrojtës të krahut të djathtë.

E përditshmja sportive spanjolle Marca ka njoftuar të enjten se Mourinho ka kërkuar nga menaxheri Gines Carvajal të gjejë një mbrojtës kualitativ të krahut të djathtë.

“Më gjeni një Maicon”, citohet të ketë thënë Mourinho në takimin e tij me Carvajalin. Vitin e kaluar, ylli i Interit, Maicon ishte objektiv i gjigantit madrilen, por skuadrat nuk arritën marrëveshje dhe ai mbeti në Giuseppe Meazza.

E Mourinho vazhdon të kërkojë një përforcim për krahun e djathtë të mbrojtjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›