E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohet Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari

Humbja e liderit të Dhjetorit Azem Hajdari është përkujtuar edhe këtë 12 shtator. Kreret më të lartë të selisë blu, familja Hajdari si dhe shumë miq dhe simpatizantë të Heroit të Demokracisë kanë bërë homazhe pranë memorialit ku 11 vjet më parë u vra deputeti Azem Hajdari dhe truproja e tij Besim Cerja. 2 nënkryetarët e Partisë Demokratike Bode e Topalli duke e cilësuar Hajdarin si zërin e së vërtetës, kanë vlerësuar rolin që ai pati në pluralizmin politik. Më pas, si çdo vit, drejtues të lartë të Partisë Demokratike kanë vizituar familjen Hajdari për të përkujtuar, kujtimin e Heroit të Demokracisë. Nuk ka munguar as Presidenti Bamir Topi, i cili ka qenë i shoqëruar në makinën e tij presidenciale dhe nga ish-deputeti Besnik Mustafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›