E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, kapen 2 shqiptarë me 20 kg heroinë

Xhaxhai shqiptar dhe nipi i tij, 21 vjecar, u arrestuan sot në Milano të Italisë. Në banesën e tyre në Komo policia italiane sekuestroi 20 kilogram heroinë e cila vinte nga Belgjika. Dy të arrestuarit akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike 

MILANO- Dy shqiptar, janë arrestuar sot në Milano për shpëndarje të lëndëve narkotike. Sipas medias italiane Dilaver Laci, 42 vjec dhe nipi i tij Enton Cara 21 vjec janë arrestuar pasi në banesën që ato kishin në përdorim janë gjetur 20 kilogram heroinë, si dhe substanca të tjera përzierës si dhe mjetet që përdoren për të përgatitur dozat të cilat më pas do të shiteshin. Arrestimi është kryer pasi policia kishte rënë në gjurmë të tyre prej disa kohësh. Droga vinte nga Belgjika nga ku banonte dhe 42 vjecari Dilaver Laci, xhaxhai i Enton Carës. Dy të arrestuarit shpesh kishin kaluar kufirin belg, madje i ishin nënshtruar edhe kontrollove por, policia nuk kishte arritur t’u gjente drogë në posedim.

(s.g/Ansa/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›