E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon programi i planit komunitare në 5 Bashki

Përfundon programi shqiptar i lidershipit, i zbatuar në pesë Bashki në vend. I mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja, programi synonte krijimin e planeve komunitare dhe kapaciteve për zbatimin e tyre. 

TIRANE- Përfundon programi shqiptar i lidershipit, i zbatuar në Bashkitë e Beratit, Shijakut, Kamzës, Laçit dhe Përmetit për ngritjen e planeve komunitare dhe krijimin e kapaciteve për zbatimin e tyre. I mbështetur nga Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja, ky program synon edhe krijimin e bashkëpunimit të pushtetit vendor me atë qendror dhe donatorët.
Ky program ka çuar në hartimin e planeve strategjike të zhvillimit që reflektojnë prioritetet afatmesme të bashkive, si dhe përcaktimin e projekteve që do të ndërmerren për t’i plotësuar ato. Disa projekte të identifikuara në këto plane, si forcimi i funksionit të zyrave të informimit publik dhe mbi menaxhimin financiar janë zbatuar falë financimit të programit të lidershipit. 

(a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›