Tiranë, 2 të vdekur, njëri vetëvaret
TIRANE- Një aksident rrugor ndodhi sot në mëngjes në unazën e Re në afërsi të Urës Teknologjike. Sipas njoftimit të polcisë një 34 vjecar i cili po udhëtonte motorr tip Lialing është përplasur me trotuarin anësor të rrugës, dhe më pas është përplasur me automjetin tip Minibuz me drejtues shtetasin Shefqet Xhemal Mezini, 41 vjeç.
Si pasojë e aksidentit të ndodhur sot rreth orës 07.00 humbi jetën Arben Neki Suli, 34 vjec. Specialistë të seksionit të hetimit të Aksidenteve kryen veprimet hetimore dhe proceduriale, dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Ndërsa mbrëmë një 42 vjecar ëhstë vetëvur në ambientet e banesës së tij në rrugën “Ali Visha” në Tiranë. Sipas deklarimeve të familjarëve në polici
Kujtim Elezi, është vetëvarur në litar. Sipas familjarëve 42 vjecari vuante nga crregullime mendore dhe kjo ishte tentativa e dytë e vetëvrasjes.
(s.g/BalkanWeb)