E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miratoi Adritatik Llalla kreu i ILKDP

Kuvendi miratoi me shumicë votash kreun e ri të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. 91 deputetë votuan pro emërimit të Adriatik Llallës në vend të Fatmira Laskajt, e cila perfundoi mandatin në 10 Korrik 2008. 

TIRANE- Adriatik Llalla është kryetari i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKP). Kuvendi miratoi sot me shumicë votash, 91 vota pro emërimin e tij në vend të Fatmira Laskajt, mandati i së cilës përfundoi më 10 Korrik 2008. Llalla, një nga dy kandidaturat e propozuara për këtë detyrë, ka shërbyer si prokuror në rrethet Lushnjë, Kavajë, Fier dhe Tiranë, ndërsa në periudhën 2006-2008 ka qënë Kryetar i Këshillit të Prokurorisë. Inspektori i Përgjithshëm zgjidhet nga Kuvendi, me propozim të Presidentit të Republikës, ndërmjet dy kandidaturave, për një mandat 5-vjeçar.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›