Italia kunder sanksioneve te reja te BE-se

Kundrejt normave mbi disiplinën e financave publike duam të shmangim përfshirjen e rregullave më të forta, limite procedurash apo sanksione të tjera kundrejt atyre që janë ekzistuese, në kuadër të Paktit të Stabilitetit dhe rritjes, pas reformave të aprovuara lidhur me “paketën gjashtë” të aprovuar nga këshilli dhe parlamenti europian vetëm pak muaj më parë,
Një nga këto norma të akorduara parashikon detyrimin e reduktimit të borxhit në nivelin 60% të GDP në 20 vjet.
Monti e ka gjykuar këtë rrugë të korrigjimit të ashpër dhe të realizueshme, por ka shprehur frikën se diskutimi në vijim mund të fusë kufizime të tjera duke eleminuar mundësinë e vlerësimit të kritereve cilësore, siç mund të jenë kursimet private dhe siliditeti i sistemit të pensioneve në vlerësimin e ritmeve të uljes së borxhit të një vendi të caktuar. Ndërkohë në Bruksel vijojnë punimet teknike mbi draftin e traktatit të ri ndërqeveritar ,i cili përfshin normat e paktit fiskal.
Sipas Montit vendet të cilat kanë vendosur të mos hyjnë në Eurozonë mund të jenë një nxitje e dobishme për ekonominë europiane. Duke ju referuar Polonisë dhe Britanisë së Madhe, Monti është shprehur se;
“Jemi duke punuar për këtë, jo vetëm me Gjermaninë dhe Francën. Bëhet fjalë për dy kombe të mëdha, që pavarësisht se nuk janë anëtare të euros kanë një vizion të rritjes lidhur me konkurrencën dhe larminë e tregjeve, i cili në mënyrë efektive është një vizion që është i dobishme për ta, për Italinë dhe për ekonominë evropiane. "
Italia duke qenë se ka një borxh publik mnë 120% të PBB dhe kosto të shërbimit nafër niveleve të paqëndrueshme, është duke lobuar kundër trajtimit të ashpër ndaj vendeve me borxh të lartë.