E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Shkodër, qeveria do të dëmshpërblejë vetëm 4 biznese

Share

Pavarësisht premtimeve, qeveria shqiptare do të dëmshpërblejë vetëm 4 biznese, nga 260 të dëmtuara gjatë përmbytjeve të ndodhura në Shkodër. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Tatim Taksave në Shkodër.

Sipas kësaj të fundit, qeveria ka vendosur që të dëmshpërblejë vetëm katër biznese, pasi pjesa tjetër nuk ka paraqitur faturat shoqëruese të mallrave të dëmtuara, ndërsa vetëdeklarimet nuk mund të merren parasysh në këtë proces.

Jo vetëm kaq, por kjo drejtori thotë se bizneset kanë mangësi me dokumentacionet, edhe pse fillimisht ishte thënë se ato do të dëmshpërbleheshin, pasi ishin cilësuar të licensuara.

Fatura totale që do të paguajë qeveria shqiptare për bizneset e përmbytura në Shkodër do të jetë vetëm 14.296.315 lekë, pasi aq është konsideruar dëmi i katër bizneseve, që janë të vetmet që do të dëmshpërblehen.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›