E Diel, 1 Nëntor 2026

BB-ja ka makth borxhin publik të Shqipërisë, Berisha ka makth Bamir Topin

Share

Kryeministrat, sa herë që dalin në TV, flasin për problemet reale të vendit. Ky i yni ka agjendë tjetër. Berisha shkon nëpër studio për tu marrë me kundërshtarët. Është qejfi dhe interesi i tij për tu marrë me problemet e veta, por është dhe faji i gazetarëve që fokusohen aty ku ai ka qejf. Ja, të njëjtën gjë bëri dje dhe në televizionin ABC. Foli për Topin, pastaj për Topin, më tej për Topin e prapë për Topin.

Mirë që janë të huajt që merren me problemet tona. Dje në Tiranë, eksperti i Bankës Botërore, Ron Hood, bëri një short-list problemesh, me të cilat duhet të merremi. Keni borxhin më të lartë në rajon, tha ai, dhe paralajmëroi për kujdes. Merrni masa për rritjen ekonomike dhe mbani nën kontroll deficitin buxhetor, ishte nënvizimi i dytë. Kriza rreth jush do të ndikojë se sbën tek ju, ishte nënvizimi i tretë.

*respublica.al

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›