Italia mbërrin nëAfrikë, 2.5 kvmakarona me vete
JOHANESBURG- Kombëtarja italiane mbërriti në Johanesburg të Afrikës së Jugut, me synimin për të mbrojtur titullin kampion të fituar në vitin 2006 në Gjermani. Arritja e të kaltërve e ka plotësuar formatin e Kupës së Botës, kur duhen edhe dy ditë nga starti i eventit.
Italianët kanë kryer 9 orë e gjysmë udhëtim me avion, ndërsa si gjithnjë janë treguar të kujdesshëm në marrjen e ushqimeve nga vendi i tyre. 2.5 kuintalë makarona, 2 kuintalë djathë parmixhan, 200 litra vaj ulliri apo 60 kilogramë kafe bashkë me makinetat e nevojshme, janë disa nga asortimentet që kampionët e botës kanë marrë me vete në Afrikë.
Italia ndodhet në një grup relativisht të lehtë në Botëror, me skuadra si Paraguaj, Sllovakia apo Zelanda e Re, megjithatë kjo skuadër nuk duket më aq e fortë sa 4 vjet më parë në Gjermani.
Dëmtimi i Andrea Pirlos i ka shtuar problemet për Italinë, e cila gjithsesi mbetet një skuadër shumë e rrezikshme në kompeticionet e mëdha.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)