E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen dy personapër vjedhje makinash

TIRANE- Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit dy shtetas nën akuzën e grabitjes së automjeteve.
Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Policisë së Tiranës njoftoi sot se u arrestuan ne orët e vona të mbrëmjes së ditës së martë, Julian Morava dhe Petrit Shtjefni, përkatësisht 30 dhe 38 vjeç, të dyshuar si autorët e vjedhjes së një automjeti pranë QSUT "Nënë Tereza" në Tiranë.
Nga hetimet paraprake ka dale se këta shtetas në bashkëpunim edhe me dy shtetas të tjerë, të shpallur në kërkim, rezulton se po gjatë ditës së djeshme, kanë vjedhur në Laprakë të Tiranës një tjetër automjet tip "Benz".
Policia tha se është bërë i mundur dokumentimi i një sërë vjedhjesh të tjera të kryera nga ky grup, me tendencë vjedhjet e automjeteve në Tiranë, me destinacion shitjen e tyre në qytete të tjera të Shqipërisë, kryesisht në qytetin e Lezhës.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi automjetin e vjedhur pranë QSUT "Nënë Tereza", si dhe një sërë targash të automjeteve të ndryshme mjetesh në një varrezë në fshatin Balldren Lezhë, në pronësi të shtetasit Petrit Shtjefni.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›