E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester City, miliona euro per Fernando Torres

Endrra me e fundit e manjatit nga Abu Dhabi e ka emrin Fernando Torres, i cili mund te mbushe xhepat me miliona euro nese pranon oferten e “Citizens”.

Premier League vazhdon te jete e mberthyer nga “kthetrat” e Manchester City qe po teston tregun me oferta marramendese. Endrra me e fundit e manjatit nga Abu Dhabi e ka emrin Fernando Torres, i cili mund te mbushe xhepat me miliona euro nese pranon oferten e “Citizens”.

Plot 10 milione euro ne vit i jane ofruar asit spanjoll te Liverpool per te ndryshuar ambient. Sipas gazetes “Mirror”, te derguarit e City-t kane nisur bisedimet me agjentin e lojtarit per te hedhur hapin e pare. Nga ana tjeter, Torres ka falenderuar klubin e Manchester City per oferten dhe vleresimin qe i behet, por thekson se deshira e tij me e madhe eshte te qendroje ne “Anfield Road”.

Pavaresisht pergjigjes se menjehershme te Torres, milionat arabe mund te prishin mendjen e pronareve te “The Reds” pasi klubi nuk po kalon nje periudhe te qendrueshme ekonomike per shkak te borxheve te medha.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›