Italia ndalet nga Kroacia dhe rrezikon çerekfinalet
ITALI-KROACI 1-1
Shënues: Pirlo 39/Mandzukiç 72
ITALIA: Bufon, Bonuçi, De Rosi, Kielini, Maxhio, Markizio, Pirlo, Tiago Mota (Montolivo 62), Xhakerini, Baloteli (Di Natale 70), Kasano (Xhovinko 83). Tr.: Prandeli.
KROACIA: Pletikosa, Srna, Korluka, Shildenfeld, Striniç, Rakitiç, Vukojeviç, Perisiç (Pranjiç 68), Modriç, Jelaviç (Eduardo 83), Mandzukiç (Kranjçar 84). Tr.: Biliç.
Gjyqtar: Ueb (Angli)
Kartonë të verdhë: Tiago Mota, Montolivo, Shildenfeld
Italia ndalet nga Kroacia dhe rrezikon çerekfinalet
Skuadra e Prandelit e ka mbyllur në barazim 1-1 takimin e dytë të Europianit kundër ballkanasve dhe rruga drejt kualifikimit është vështirësuar shumë
Përgatiti: DENIS HAKANI
Italia nuk ka shkuar më larg se një barazim edhe në ndeshjen e dytë të Grupit C të Euro 2012-ës. Në Pozhnan axurrët e kanë mbyllur takimin kundër Kroacisë 1-1 dhe tani rruga drejt çerekfinaleve është komplikuar shumë. Një ndeshje që është luajtur mirë në pjesën e parë nga skuadra e Prandelit, që ka kaluar në avantazh në minutën e 39-të falë një goditje dënimi të shkëlqyer të Pirlos. Por, në pjesën e dytë kroatët kanë sulmuar më shumë dhe kanë arritur barazimin në minutën e 72-të me Mandzukiç. Kalimi në çerekfinale është vështirësuar për Italinë. Sepse me vetëm dy pikë në po kaq ndeshje nuk është e thënë se do të mjaftojë një fitore me Irlandën e Trapatonit në ndeshjen e fundit në grup. Kështu, axurrët mund ta paguajnë shtrenjtë gabimin e vetëm të bërë kundër Spanjës, në ndeshjen e parë. Lojtarët e Prandelit, pavarësisht atmosferës armiqësore me tifozët kroatë në maxhorancë të ndjeshme, kanë lëvizur mirë në 45 minutat e para, por kanë marrë më shumë nga sa kanë krijuar. Megjithatë, ka qenë një Itali e mirë në fillimin e ndeshjes. Lojtarët e Prandelit kanë marrë menjëherë kontrollin e ndeshjes dhe kanë ndërtuar një seri rastesh të rrezikshme, që kanë frikësuar kundërshtarët. Baloteli nuk ka pasur gjakftohtësinë e duhur para portës. Edhe Kasano ka lëvizur shumë, por rastet më të mira i ka pasur Markizio, që në minutën e 37-të është ndalur dy herë nga Pletikosa në zonën e rreptësisë. Ky ka qenë preludi i golit të shënuar nga Pirlo. Juventini ka ekzekutuar një goditje dënimi në mënyrë të mrekullueshme dhe ka kaluar në avantazh axurrët. Ka qenë goli i 200-të në historinë e Europianit, i pari i realizuar nga një goditje dënimi në këtë edicion. Një avantazh i merituar sepse skuadra e Biliç deri në këtë moment nuk ka krijuar asnjë rrezik në portën e Bufon me përjashtim të disa goditjeve qendrore. Por në pjesën e dytë Kroacia ka sulmuar më shumë dhe menjëherë ka vënë në vështirësi De Rosin me shokë. Tymueset e hedhura në fushën e lojës kanë detyruar arbitrin Ueb për të ndërprerë ndeshjen për disa minuta, por kjo nuk ka mjaftuar për të ulur ritmin e kroatëve. Që në minutën e 72-të kanë përfituar nga një gabim i Kielinit dhe kanë ndëshkuar mbrojtjen italiane me Mandzukiçin e zakonshëm, i cili ka realizuar golin e tij të tretë në dy ndeshje. Më pas kanë ardhur disa pozicione jashtëloje të dyshimta që kanë ndalur në fillim Maxhon dhe më pas Di Natalen. Shumë pak për të shpresuar te një fitore që ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e Prandelit.
Statistikat
ITALI KROACI
1 gola 1
12 goditje 8
5 goditje në kuadrat 6
7 goditje jasht렠 2
23 goditje dënimi 17
6 goditje nga këndi 3
3 pozicione jashtë loje 1
2 kartonë të verdh렠 1
0 kartonë të kuq 0
51% qarkullimi i topit 49%
70 vjet pa fituar ka Italia kundër Kroacisë. Më 5 prill 1942 daton suksesi i fundit i axurrëve ndaj kombëtares ballkanike. Përfundoi 4-0, me gola të Biavatos, Ferrarisit, Gabetos e Grezarit. Që atëherë 3 humbje dhe 3 barazime. Humbja e fundit daton në grupin kualifikues të Botërorit 2002, kur Oliç e Rapaijç përmbysën epërsinë axurre të Vierit
Tifozët kroatë ishin më të këqinjtë në fushë në Poznan. Fyerje edhe ndaj Balotelit. Petruçi: Kjo është e palejueshme
Tymuese në fushë dhë vërshëllima himnit italian
Pasi ka kënduar me sa frymë kishin himnin kombëtar dhe pasi kanë shpalosur një flamur të madh me ngjyrat e vendit të tyre, tifozët kroatë të pranishëm në stadiumin e Pozhnanit, sapo kanë dëgjuar notat e para të himnit të Mamelit, kanë filluar të vërshëllejnë duke provokuar reagimin e presidentit të KONI-t (Komiteti Olimpik i Italisë), Xhani Petruçi, që ka kërkuar ndëshkime shembullore. Ka filluar ndeshja, pas një gabimi të Mario Balotelit, kanë mbuluar me buuh raciste sulmuesin. Do ti them federatës së futbollit ti kërkojë UEFA-s ndëshkime të rëndësishme kundër atyre tifozëve që vërshëllejnë himnin italian. Numri një i KONI-t Petruçi, nuk ka pranuar sjelljen e tifozëve të Kroacisë që kanë vërshëllyer himnin e Italisë para fillimit të ndeshjes midis Italisë dhe Kroacisë, të vlefshme për Grupin C të Euro 2012-ës. Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe në ndeshjen e parë kundër Spanjës: Është hera e dytë. Kështu nuk mund të vazhdohet përpara, ka thënë Petruçi.
TYMUESE NË FUSHË Dy tymues janë hedhur nga tifozët kroatë në fushën e lojës. Ka ndodhur rreth minutës së 55-të, me Kroacinë në disavantazh. Lojtarët kroatë i kanë kërkuar mbështetësve të tyre të mos e përsërisin gjestin. Arbitri Ueb është siguruar për situatën dhe ka rifilluar ndeshjen. Më pas altoparlantët e stadiumit kanë informuar tifozët se policia nuk do të kishte toleruar gjeste të tilla. Pavarësisht lajmërimit tifozët kroatë e kanë përsëritur gjestin në minutën e 72-të, pak pas barazimit të skuadrës së tyre. Arbitri Ueb ka qenë i detyruar të ndërpresë takimin për disa momente.
Mbrojtësi
Kielini e pranon: Goli i pësuar është faji im!
Nuk fshihet Kielini. Qendërmbrojtësi i Italisë mban të gjithë përgjegjësinë për barazimin e Kroacisë, që mund ti kushtojë shumë shtrenjtë. Ishte i tiji gabimi në rastin e golit të Mandzukiçit. Në rastin e golit isha shumë i shtrënguar. Topi erdhi i gjatë, pastaj ai u tregua i zoti që e ndaloi dhe shënoi, por duhet të isha më afër, – deklaron Kielini. Në këto nivele, në çdo gabim të ndëshkojnë, ndodhi kështu edhe më Spanjën. E dinim që ata ishin të zotë në krosime. Ne i lejuam pak, pastaj e ulët ritmin dhe ndodhën disa situata. Në rastin e golit gabova unë në vendosjen e pozicionit.
Mesfushori
Pirlo nuk dorëzohet: Nuk ka mbaruar akoma
Goditja e tij e dënimit në mënyrë të përsosur, nuk ka mjaftuar për ti dhuruar kombëtares tri pikët, që do të kishin afruar gjithnjë e më shumë kualifikimin në çerekfinale. Megjithatë Andrea Pirlo nuk dorëzohet: Mund ta mbyllnim ndeshjen me një tjetër gol në pjesën e parë: më vjen shumë keq, sepse ishte një ndeshje për tu fituar. Por ne nuk dorëzohemi, kemi edhe një tjetër ndeshje dhe do të përpiqemi të shkojmë përpara. Mesfushori i Juves motivon shokët: Duam të rritemi dhe të përmirësohemi, nuk ka mbaruar këtu, kemi akoma dhe një tjetër ndeshje të rëndësishme dhe do të përpiqemi ta fitojmë.
10 mijë tifozë kroatë ishin dje të pranishëm në stadium në ndeshjen Itali-Kroaci, ku rreth 200 prej tyre ishin 200 ultra nacionalistë
250 agjentë policie ishin dje në stadiumin e Poz
