E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kampionët tregojnë dhëmbët

SPANJE          4

IRLANDE       0

Shënues: Torres 4, 70, D.Silva 49, Fabregas 83

Spanja: Kasiljas, Arbeloa, Pike, S.Ramos, Alba, Ksavi, Buskets, Alonso (H.Martinez 65), D.Silva, F.Torres (Fabregas 73), Injesta (Kacorla 79). Trajner: Del Boske.

Irlanda: Givën, O’Shi, St.Ledxher, Djun, Uard, Daf (Mek Klin 76), Endrjus, Uhelan (Grin 80), MekGeidi, Koks, Kin. Trajner: Trapatoni.

Gjyqtar: Pedro Proença (PORTUGALI)

Kartonë të verdhë: Kin, Uhelan, St.Ledxher / Alonso, H.Marinez.

 

Statistikat

SPANJE          IRLANDE

4          gola      0

20         goditje   3

15         goditje në kuadrat          2

5          goditje jasht렠   1

16         goditje dënimi    15

8          goditje nga këndi            2

6          pozicione jashtë loje       1

2          kartonë të verdh렠        3

0          kartonë të kuq   0

66%     qarkullimi i topit 34%

 

Përgatiti: Ergi LUBANI

 

Kampionët tregojnë dhëmbët…

Spanja, shumë e fortë për Irlandën

Skuadra e Del Boskes bën poker ndaj irlandezëve. Fernando Torres, David Silva dhe Fabregas mposhtën Givënin, teksa fitorja 4-0 i jep spanjollëve kreun e Grupi C

Dominim total i Spanjës dhe kapitullim pa kushte i Irlandës. Kampionët e Europës hedhin kandidaturën për titullin e dytë radhazi europian, me një paraqitje bindëse, ndaj një kundërshtari dukshëm më inferior. Spanja fiton 4-0 ndaj Irlandës në Gdansk. Del Boske zgjedh të luajë me një sulmues të vërtetë dhe numri 9 i hedhur në fushë, Fernando Torres ia shpërblen, duke shënuar golin e avantazhit pas vetëm katër minutash lojë. Goli i pësuar në minutat e para ia pret këmbët irlandezëve, që nuk shfaqet asnjëherë përpara portës së Iker Kasiljasit. Spanja nuk arriti të shënojë një tjetër gol në pjesën e parë, megjithatë dominimi ishte total. Pasime të sakta e të dendura dhe goditje drejt portës nga çdo pozicion ia kthyen ndeshjen në makth irlandezëve dhe portierit Shei Givën. Ky i fundit ka meritë që shmangu goleadën brenda 45 minutave të para, megjithatë sapo filloi pjesa e dytë, Spanja shënoi sërish. David Silva mposhti Givënin me një goditje të saktë nga një distancë e afërt me portën, duke hipotekuar fitoren e skuadrës së drejtuar nga Visente del Boske. Alonso, Ksavi, Injesta dhe David Silva vazhduan pafundësisht me merimangën e pasimeve, duke mos i dhënë mundësinë Irlandës të tentonte ndonjë tip reagimi. Goli i tretë nuk vonoi. Këtë herë krijoi David Silva dhe shënoi Fernando Torres. Sulmuesi i Çelsit kaloi Fernando Hierron, duke arritur kuotën e 30 golave për përfaqësuesen iberike. Torres është golashënuesi i tretë më i mirë i historisë së Spanjës, pas Raul Gonzalesit dhe David Vilës. Tetë minuta para fundit spanjollët shënojnë edhe golin e katërt me anë të Çesk Fabregasit, të aktivizuar në pjesën e dytë. Për Fabregasin ky ishte goli i dytë në Euro 2012 pas atij të shënuar në barazim ndaj Italisë. Spanja ndan vendin e parë të Grupit C me Kroacinë, me nga katër pikë. Kroatët janë kundërshtari i fundit për kampionët e Europës. Italia është e treta me dy pikë. Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë dhe disfatës së djeshme në Gdansk, Irlanda është matematikisht e eliminuar.

17 rezultate pozitive radhazi ka arritur Spanja në ndeshje zyrtare. Iberikët kanë fituar 16 ndeshje dhe barazimi i vetëm ka qenë ndaj Italisë.

20 fitore ka arritur Spanja në 21 ndeshjet në të cilat ka shënuar Fernando Torres. Përfshi edhe finalen e Euro 2008 ndaj Gjermanisë.

 

30 gola ka shënuar Fernando Torres me kombëtaren spanjoll, i treti në renditjen e të gjitha kohërave, pas Raul Gonzalesit dhe David Vilës.

256 është numri i ndeshjeve me kombëtaren, që formojnë së bashku dy portierët titullarë në ndeshjen e djeshme, Iker Kasiljas dhe Shei Givën.

302 gola ka shënuar Spanja në kampionet europiane, përfshi eliminatoret dhe ndeshjet e luajtura në fazën finale të këtyre veprimtarive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›