Shvajnshtajger krijon, Gomez shënon Gjermania me një këmbë në çerekfinale
Holand렠 1
Gjermani 2
Shënues: Van Persi 74 / M.Gomez 24, 38
Holandë: Stekelenburg, Van Der Viel, Heitinga, Matijsen, Vilems, De Jong, Van Bomel (Van der Vart 46), Roben (Kait 83), Shnejder, Afelai (Huntelar 46), Van Persi. Trajner: Van Marvijk.
Gjermania: Nojer, Boateng, Humels, Badshtyber, Lahm, Khedira, Shvajnstajger, Myler (Benter 88), Ozil (Kros 81), Podolski, Gomez (Kloze 72). Trajner: Lëv.
Gjyqtar: Xhonas Erikson (Suedi)
Kartonë të verdhë: De Jong, Vilems / Boateng
Statistikat
HOLANDE GJERMANI
1 gola 2
9 goditje 9
4 goditje në kuadrat 7
5 goditje jasht렠 2
11 goditje dënimi 13
6 goditje nga këndi 5
1 pozicione jashtë loje 4
2 kartonë të verdh렠 1
0 kartonë të kuq 0
54% qarkullimi i topit 46%
Pas dy ndeshjeve në grupin e ferrit asnjë skuadër nuk ka siguruar kualifikimin dhe asnjë nuk mund te quhet e eliminuar. Gjithçka vendoset në ndeshjet e fundit
Gjermania thuajse ka siguruar kalimin e grupit, ndërsa për holandezët duhet mrekullia për tu kualifikuar. Nëse 24 vjet më parë pas penalltisë shënuar nga Kuman 30 mijë tifozët në Hamburg përshëndesnin me shprehjen gjermane aufiderzen (lamtumirë), mbrëmë kanë qenë gjermanët që kanë përshëndetur holandezët me të njëjtën shprehje.
Lufte nervash, lufte shifrash, lufte historie, lufte tifozësh, dhe luftë mediatike. Kjo ka qenë edhe atmosfera e prag-ndeshjes Gjermani Holandë. Në Berlin rrugët janë bllokuar që në orën 18.00, pasi qendra është mbipopulluar nga tifozët që kanë ndjekur ndeshjen në monitorë gjigantë.
E njëjta atmosferë edhe në Amsterdam, gjë e cila ka bërë që ndeshja të kalojë përmasat e një takimi thjesht kualifikues në grup. Frikë nga huliganizmi, megjithatë diçka për tu theksuar, mbase për herë të parë në një evropian të trazuar nga përleshjet, dy tifozeritë armike, ajo gjermane dhe holandeze, prototipet e huliganizmit kanë bërë binjakëzimin.
Pancerat kane preferuar edhe një herë bluzën e bardhë, pasi ajo e gjelbër i jep ters. Kanë kritikuar kancelaren Merkel se sot ka qenë e veshur portokalli, por ajo është justifikuar se ai ka qenë kostumi më i mirë i saj.
E nga prag ndeshja te ajo e luajtur. Gjermanët kanë nisur sfidën me të njëjtin formacion si dhe në takimin e parë kundër Portugalisë, duke i besuar sërish Mario Gomezit, pavarësisht kritikave të shumta pas ndeshjes së parë.
Holanda vetëm me një ndryshim, rikthehet Matijsen, ndërkohë që maja e sulmit i besohet edhe një herë Van Persit, ndërsa në mesfushë është sërish dhëndëri Mark Van Bomel. E me të njëjtat formacione vështirë se do mund të ndryshonte ndonjë gjë e madhe nga të dyja skuadrat.
Një Gjermani e kujdesshme, shpesh edhe spektakolare e shume cinike dhe një Holandë, e cila sorollatet në fushë, por portokallinjtë luajnë secili për vete. Shvajni pason dhe Gomez shënon e Holanda brenda 45 minutave të para shtrihet dy herë në tapet.
Gomez për këtë fraksion lojë është heroi i ndeshjes. Një pjesën e dytë holandezët luajnë gjithçka për gjithçka. Jashtë Van Bomel dhe Afelai, në vend të tyre Huntelar dhe Rafael Van der Vart.
Por gjithçka zhvillohet nën marshin gjerman e në 10 minutat e para ata mund e duhet të kishin shënuar të paktën edhe dy gola të tjerë. Holanda duket e dorëzuar, megjithatë Lëv vazhdimisht në këmbë për treguar se asgjë nuk ka përfunduar.
Van Persi lëshon një predhë, por Nojer tregon aftësitë e veta, duke mrekulluar sërish. Loja është e përgjumur, por për ta rihapur mendojnë gjermanët vetë dhe Van Persi që risjell emocione në minutën e 73-të.
Por janë emocione thjesht çasti, sepse pjesa tjetër është thjesht mërzi a thua se Holanda ishte në avantazh. Përfundimisht 2-1 për Gjermaninë dhe ata janë me një këmbë në çerekfinale. Tulipanët shpresojnë te një llogari e hollë matematikore…
MARIO GOMEZ
Njeriu i ndeshjes: Jemi në krye të garës!
Mario Gomez, autor i dy golave të Gjermanisë në fitoren 2-1 ndaj Holandës, u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes së djeshme. Gomez shënoi dhe në fitoren 1-0 ndaj Portugalisë. Pra, të tri golat e shënuar nga gjermanët në Euro 2012 mbajnë firmën e sulmuesit të Bajernit.
Pa ndeshjes së djeshme, Gomez deklaroi: Eshtë e pabesueshme sa shpejt iku koha në minutat e fundit. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por në minutat e fundit i dhamë mundësinë Holandës të kthehej në lojë.
Kur ke një portier si Nojer, padyshim që ndihesh i sigurt. Ai mund ta përballojë presionin. Gara mbetet e gjatë, por ne jemi në krye të saj. 55 gola ka shënuar Mario Gomez me kombëtaren gjermane.
Padyshim që këto të shënuar në këtë europian kanë qenë më të rëndësishmit. Unë kam shënuar mbi 200 gola si profesionist, por mendoj se këto ndaj Holandës janë me të vërtetë specialë.
15 herë ka fituar Gjermania ndaj Holandës. Tulipanët kanë dhjetë fitore, ndërsa 14 ndeshje janë mbyllur barazim.
1980 ishte viti kur Holanda është eliminuar për herë të fundit në fazën me grupit të finaleve të kampionatit europian.
18 ndeshje radhazi që shënon gol është rekordi pozitiv i Gjermanisë, e cila për herë të fundit nuk e ka gjetur golin në nëntor të 2010-s ndaj Suedisë.
2 humbje radhazi Holanda nuk i pësonte që prej vitit 1998 kur u mposhtën nga Brazili dhe Kroacia në Kupën e Botës 1998, në gjysmëfinale dhe për vendet 3-4.
3 herë e ka fituar Gjermania kampionatin europian, më shumë se çdo kombëtare tjetër. Franca dhe Spanja ndjekin nga nga dy tituj kontinentalë.
1 herë e ka fituar Holanda kampionatin europian, në vitin 1988. Kjo është veprimtaria e vetme madhore e fituar nga tulipanët.
