E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia ndryshon rregullat për emigrantët

Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, do të prezantojë së shpejti në Këshillin e Ministrave një dekret në bazë të së cilit emigranëtt në pritje të lejes së qëndrimit duhet të firmosin një marrëveshje për integrimin me një seri detyrimesh për tu përmbushur. Mes të cilëve, njohja e gjuhës italiane, regjistrimi në shërbimin shëndetësor kombëtar dhe njohja e Kushtetutes italiane.

Leja e qëndrimit në bazë të pikëve të marra, është aktualisht një ligj
pasi është pjesë e paketës së sigurisë që është miratuar vitin e kaluar.
Deklarata vjen ng aministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni, i cili
ka sqaruar se në ditët në vijim do të publikohet dekreti, apo ndryshe
akti administrativ i cili vendos dhe rregulloren. Ministri i Brendshëm
italian e ka cilësuar idenë e leje qëndrimit në bazë të pikëve si një
ndihmë për integrimin dhe me një kufi të caktuar për qytetarët jo
italianë që vijnë në Itali për të punuar.

Maroni ka siguruar se për arritjen e objektivave të integrimit, sic
është dhe njohja e gjuhës italiane, janë vënë në dispozicion struktura
publike që nuk janë në kurriz të qytetarit të huaj. Pastaj, nëse ky i
fundit nuk do të dojë të ndjekë kurset e gjuhës italiane për të arritur
objektivat, do të jetë i vetëdijshëm të përjashtohet. Në fund të fjalës
ministri Maroni ka theksuar se bëhet fjalë për një instrument të
nevojshëm dhe të avancuar të civilizimit që do të vlerësohet shumë nga
ata që vijnë të jetojnë dhe të punojnë në Itali. Brenda dy vitesh
emigrantët duhet të arrijnë kuotën e 30 pikëve.

Nëse gjatë kësaj kohe emigranti kryen ndonjë krim pikët do të ulen. Nëse
ps dy vjetësh nuk arrihet kuota e 30 pikëve, do ti jepet dhe një vit
tjetër kohë. Nëse nuk arrin kuotën e 30 pikëve edhe pas një viti shtesë,
atëherë do të përjashtohet nga vendi.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›