E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin procedurat për tenderin e projektit të Skavicës

Ministria e Energjetikës ka nisur procedurat për të tenderuar hartimin e projektit të hidrocentralit të Skavicës, më i larti mbi Drin. Ministri Dritan Prifti thotë se kjo procedurë mund të mbyllet brenda vitit për të vijuar më tej me kërkimin e mënyrës së financimit shtetëror.

"Une kam marr porosi nga kryeministri per te hapur menjëherë tenderin
për të bërë projektin. Duke pasur projektin pastaj ne do të gjykojmë se
cilën në to do të zgjedhim për ta financuar atë. A do të jetë direkt nga
buxheti i shtetit, a do të gjejmë një kredi të butë që do ta marri
KESH, për ta ndërtuar atë, pastaj kjo është një cështje që do ti mbetet
kohës dhe vendimmarrjes tjetër", deklaroi Dritan Prifti, ministër i
Energjetikës.

Sipas zotit Prifti ndonëse ka një detyrë projektimi nuk ka ende një
koncept për atë se si do të jetë hidrocentrali i ardhshëm. Ky fakt do të
mund të vendoset vetëm pas studimit që do të bëjnë projektuesit.

"Ka më shumë se sa dy ide për Skavicën, është ideja e Skavicës së madhe,
me liqen të madh që del deri në Maqedoni. është ideja e një projekti me
liqen më të vogël që është brenda kufirit shqiptar. është dhe një ide
tjetër për të bërë të paktën dy hidrocentrale brenda gjithë asaj rrjete,
dhe jo për të bërë një më digë dhe liqen të madh. Varianti që do të
përzgjidhet, do të përzgjidhet duke pasur parasysh disa kritere. E para,
përmbytja të jetë sa më e vogël, besoj se varianti për një liqen të
madh që të kalojë dhe kufirin e shtetit shqiptar bie", vijoi Prifti.

Për Skavicën ka ekzistuar një projekt që në kohën e komunizmit. Por
ndonëse ai ka edhe preferencën e ministrit aktual ka pak mundësi të
ndërtohet pasi përmbytja që sjell është e madhe.

"Në qoftë se Fierza është dy e gjys, ai është 7 miliardë, i cili nëse
mbushet njëherë garanton energji për tre vjet për gjithë kaskadën, sikur
për tre vjet mos të ketë farë rreshje, por është një rregullator i
jashtëzakonshëm për gjithë sistemin tonë energjetik", tha Prifti.

Adi Darsi

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 06 shkurt 2010 )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›