E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët shqetësim për raportimin e dhunës në media

Në një letër të hapur komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësimin për qëndrimin jo serioz të mediave mbi raportimin e rasteve të dhunës në familje, trafikimin në mënyrë të papërgjegjshme dhe diskriminuese. Këto raste bien ndesh me ligjin e miratuar në 4 shkurt kundër diskriminimit.

Në këtë letër i bëhet thirrje institucioneve si Këshillit Kombëtar të
Radios dhe Televizionit dhe Parlamentit, që të ndihmojnë për të siguruar
në media respekt për dinjitetin, privatësinë, dhe të drejtat e
individëve dhe familjeve që ndeshen me dhunë seksuale, emocionale dhe
fizike. Sipas të dhënave nga INSTAT, raportohet se 50.6 për qind e grave
në Shqipëri kanë vuajtur nga abuzimi seksual, 57 për qind e fëmijëve
janë përballur me dhunë fizike.

Guina Hoxha

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›