E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia ne panik nga termetet

Toka vazhdon të dridhet në Itali. Gjatë natës janë regjistruar edhe 29 lëkundje të tjera në zonën e Emilia Romanja, e cila prej 10 ditësh është goditur nga 2 tërmete të fuqishme, që kanë shkaktur në total 24 të vdekur dhe rreth 15 mijë të evakuuar. Për sa i përket lëkundjeve të fundit më e madhja ishte në Mirandola me 3.6 ballë që ishte një paralajmërim i qartë për popullatën aty.
Ndërkohe për sa i përket termetit të madh të para dy ditëve, viktimat regjistrohen në 17. Gjatë mbrëmjes është gjetur edhe një tjetër trup i pajetë duke rritur numrin e viktimave. Qeveria italiane vlerëson se dëmet llogariten në 2.5 miliardë euro. Ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për të tjerë të mbijetuar. një grua është nxjerrë e gjallë mbrëmjen e së martës nga rrënojat e një ndërtese në Cavezzo. Lajmin e kanë bërë me dije ekipet zjarrfikëse. 64 vjecarja është dërguar menjëherë në spitalin e Modenas. Numërohen 2000 vullnetarë të mbrojtjes civile, mijëra zjarrfikës, 250 karabinierë, 170 burra të policisë së shtetit, 160 të kryqit të kuq italian që janë angazhuar në kërkimin e të mbijetuarve të tjerë.
Gjendja më e vështirë eshtë për të pastrehët. Shumë prej tyre janë akomoduar në 46 qendra si palestra e shkolla.
Tërmeti i së martës vjen pas atij 6-ballësh të 20 majit, kur shtatë persona u vranë dhe shumë ndërtesa u shembën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›