Italia, nis era Prandeli
52-vjeçari e konsideroi stolin e kombëtares si kulmin e karrierës së tij, duke theksuar se pavarësisht vështirësive, ka shumë aspekte pozitive që duhen marrë parasysh në grupin e lojtarëve. Po si do të jetë Italia e çezare Prandelit? “Optimiste, me dëshirë dhe vendosmëri të madhe për të bërë gjëra të mira”.
E si do të arrihet kjo? “Nuk ka recetë, por e rëndësishme është të bazohemi te vlerat. Duhet të kemi një program që t’i përfshijë të gjithë. Do të mbështetemi te lojtarët me cilësi dhe me vlera njerëzore. Duhet t’i hedhim hapat me qetësi, vetëm kështu mund të arrijmë rezultate të rëndësishme”.
Po skema që do të përdorë Prandeli? “Nuk do të jetë e përcaktuar një herë e mirë. Dua që të gjithë të luajnë në pozicionet natyrale, pasi ekuilibri është i rëndësishëm. Gjithashtu, e rëndësishme është që kushdo që vesh fanellën e kombëtares, të jetë i ndërgjegjshëm se nuk përfaqëson vetëm veten, por një komb të tërë”.