Programe të reja studimi në 4 universitete publike
Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është vendosur për hapjen e programeve në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe të Rekreacionit, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasan, “Fan S. Noli” të Korçës dhe në Universitetin “Eqrem çabej” të Gjirokastrës.
Sipas VKM-së, Fakulteti i Veprimtarisë Fizike dhe të Rekreacionit, të Universitetit të Sporteve të Tiranës, do të ofrojë për studentët program studimi në “Fushat e veprimtarisë fizike, të shëndetit dhe të rekreacionit” dhe “Shkenca të lëvizjes”. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë e nivelit të parë”.
Në universitetin e Elbasanit do të nisin programet e studimeve në “ Gjuhë shqipe dhe frënge”, “ Histori dhe gjuhë gjermane” dhe “Gjeografi dhe gjuhë italiane”.
Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 vite akademike.
Universiteti “Fan S. Noli” i Korçës do të nisi këtë vit programin e studimeve të ciklit të parë “Teknologji informacioni”, e cilësuar një fushë prioritare nga qeveria.
Edhe në universitetin “Eqrem çabej” të Gjirokastrës, do të ketë këtë vit programe studimit në “Fizikë dhe Teknologji Informacioni ” dhe “Teknologji Informacioni”.