Italia pret 11 paciente shqiptare
Nente te plagosurit ne gjendje te rende shendetesore nga shperthimi ne Gerdec te Vores, u transportuan oret e para te dites se djeshme per kurim ne spitalin e Brindisit ne Itali. "Nga qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza"u transportuan 9 paciente drejt Italise, nderkohe qe do te jene edhe dy te tjere nga Spitali Ushtarak"eshte shprehur Bardhi Spahia, Drejtori i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, gjendja shendetesore e ketyre pacienteve ka qene e rende, por qe mund te perballonin fluturimin, ndaj u mor edhe vendimi per kete trajtim me te specializuar. Te lenduarit e transportuar jashte vendit jane Erison Duda, Zylfie Ahmeti Viktor Nikolli, Qemal Deliu, Kane Deliu, Nafie Laci, Resie Krajna, Azem Amheti dhe Xhafer Breti.