E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas tragjedia, QSUT vendi i shpreses

Sonila Isaku
Familjare ne gjendje te shokuar ulur shkalleve te repartit te djegie plastikes apo pavijoneve te tjera ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza"me ankth presin reagimin e mjekeve dhe te infermiereve. Nje shprese me shume u ndizet, pasi per nje pjese te mire te ketyre pacienteve deklarohet se jane jashte rrezikut per jeten. Ndersa per ata qe vazhdojne te jene ne agoni dhe ne gjendje kritike, familjaret perpiqen per te gjetur mundesite e shpetimit. E ndersa u nisen rastet e para per kurim jashte vendit, gjate oreve te paradites, shume prej ketyre familjareve jane perplasur me forcat e rendit dhe kane kerkuar qe mjeket te nderhyjne dhe negociojne per dergimin e ketyre jashte vendit. "Kerkojme qe shteti te marre masa dhe te dergoje pacientet per kurim jashte, ketu duhet te vije vete kryeministri dhe te jape urdher per ta. Nese familjaret tane nuk shkojne jashte ata do te vdesin, jane shume rende”, deklaronin familjaret ne oret e para te mengjesit. Por, situata ka filluar te qetesohet gjate oreve te drekes dhe te pasdites kur mjeket kane garantuar se pacientet e shtruar ne QSUT jane jashte rrezikut per jeten.
Situata
Nje nate e kaluar ne lulishte, nje nate pa gjume, nje nate plot ankth. Kjo eshte situata qe reflektohet dhe pohohet tek te gjithe familjaret te vendosur para dyerve te spitaleve. Te aferm qe presin dhe pyesin per gjendjen shendetesore te atyre personave qe kane pas dyerve te spitalit. Autoambulanca, por pa sirena, qe vertiten rrugeve te QSUT-se per te transportuar ekipe mjekesore nga nje pavijon ne tjetrin. Ndonjehere lot gezimi, por me te shumtat hidherimi shikon tek cdokush. Asnje prej tyre nuk mund te jape nje pergjigje per gjendjen shendetesore te te afermve te tyre, shume pak prej tyre i kane pare, nderkohe qe te gjitha njoftimet i kane marre nga mjeket dhe autoritetet e larta te qeverise dhe shtetit. Ndersa periudha e incidenteve ne ambientet e QSUT-se dhe perleshjeve me ekipet policore ka qene gjate oreve te paradites. Por, gjate dites se djeshme ky incident ka qene per shkak te kerkesave per te derguar familjaret jashte vendit ne kurim.
Masat
Drejtoria e QSUT-se, ajo e Spitalit Ushtarak dhe Ministra e Shendetesise brenda pak oreve kane arritur te sigurojne medikamentet e nevojshme dhe sasi gjaku per te perballuar situaten e veshtire. Ministria e Shendetesise, Instituti i shendetit Publik, Autoritetit Shendetesor Rajonal dhe OBSH, percaktuan masat parandaluese qe duhen marre ne ujin e pijshem, ne vaksinimin e popullates per te mos rritur numrin e pacienteve ne spitale. Nderkohe qe keto te fundit aktualisht nuk kane asnje mungese ne barna, medikamente mjekesore dhe materiale mjekimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›