Spitali Ushtarak, normalizohet situata
Dy dite pas tragjedise ne fshatin Gerdec, situata ne Spitalin Ushtrak paraqitet e qete. Sipas mjekut kirurg, Sotir Ceka, gjithcka eshte vendosur nen kontroll dhe bluzat e bardha po vazhdojne trajtimin mjekesor te te plagosurve. "Aktualisht, ketu gjenden 37 persona gjithsej, te cilet ne i kemi nen vezhgim dhe po u japim trajtimet e nevojshme. Sot rreth ores 10 te paradites, personat qe ndodheshin ne gjendje me te rende i kemi nisur ne drejtim te vendeve fqinje”, deklaroi Ceka. Sipas te dhenave nga ky spital, 6 prej te plagosurve ndodhen aktualisht ne Itali, ndersa 5 te tjere jane derguar ne spitalin e Selanikut dhe nje ne Janine. Nder te plagosurit rende qe jane transportuar ne drejtim te Greqise dy prej tyre jane femije te moshes 3 dhe 6 vjec, te cilet jane lenduar gjate tragjedise. Mesohet se gjendja e tyre eshte permiresuar ndjeshem dhe ka tendenca drejt normalizimit. Duke bere nje panorame te situates ne spitalin Ushtarak, Ceka thekosn se nuk ka asnje person ne gjendje te rende. Nderkohe, gjate paradites se djeshme jane paraqitur disa persona te cilet kane marre plage te lehta gjate tragjedise, dhe pasi jane mjekuar u jane bashkuar familjareve te tyre. Mjeket e Ushtarakut kane punuar me maksimumin e personelit si gjate dites se tragjedise ashtu edhe dje per te ndihmuar personat, te cilet kane qene te shumte dhe jane perballuar ne menyre profesionale.