E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat ne Jemen opozita pranon planin e bisedimeve

Në Jemen përvijohet plani i ndryshimit për t’i dhënë fund protestave dhe dhunës. Opozita në Jemen pranon planin e bisedimeve të ofruar nga vendet e gjirit e që parashikon dorëheqjen e presidentit Ali Abdullah Saleh, pas disa muajsh protesta  hera-herës dhe të dhunshme.

''Dhamë miratimin tonë final për iniciativën, pasi u siguruam nga vëllezërit tanë në gji dhe miqtë evropianë e perëndimorë”- deklaroi zëdhënësi i opozitës, Mohammed Qathan.  "Forumi i Përbashkët", koalicioni parlamentar i forcave të opozitës, megjithatë theksoi se pranimi i planit  nuk nënkupton detyrimisht fundin e protestave.

Në fakt nga protestat e fundit kundër presidentit Ali Abdallah Saleh, në pushtet prej më shumë se 30 vjetësh, kanë vdekur të paktën dy persona dhe dhjetëra  të tjerë janë plagosur. Veçanërisht në jug të vendit, sipas dëshmitarëve, pati përleshje mes forcave të sigurimit dhe demonstruesve.

Në Taes qindra mijëra njerëz dolën në rrugë dhe kërkuan që presidenti Saleh të dalë para gjyqit. Kreu i shtetit, ndërkohë e pati bërë të qartë se nuk do të heqë dorë nga pushteti para zgjedhjeve. Me këtë Saleh u distancua nga plani i pranuar nga opozita e i propozuar ngta këshilli për Bashkëpunim të Gjirit Persik, të cilin më herët e kishte pranuar në një fjalim televiziv.

Delina Bitraku

Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›