E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, universitet i futbollit

Krizë në Serie A? Jo për sulmuesin e Juventusit, Mirko Vucinicin, i cili mendon se kampionati italian është superior nga aspekti taktik dhe është më i vështiri nga gjithë të tjerët.

“Për mua Italia është maksimumi nga aspekti profesional dhe ai familjar. Para se të vija në Juventus më kanë kërkuar skuadra nga Anglia dhe Franca, por gjithmonë jam përgjigjur negativisht”, deklaroi ylli malazez për Corriere dello Sport.

“Nuk e di nëse Serie A është kampionati më i varfër, por jam i sigurt se është më i vështiri. Është universitet i vërtetë i futbollit, ku mbizotëron taktika, mësohet loja në çdo aspekt”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›