E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia zgjedh sot parlamentin e ri

Sot dhe neser italianet zgjedhin nje parlament te ri. Sipas anketimeve te publikuara ne prag te zgjedhjeve, shanset me te medha i kishte nje i njohur i vjeter: Ish-kryeministri Silvio Berluskoni. Ne fushatat e tij elektorale Berluskoni i kushtoi vemendje edhe armiqve te tij me te preferuar: gjykatesve dhe prokuroreve. Keshtu per shembull, ai ka propozuar qe prokuroret here pas here t'u nenshtrohen testeve per te vertetuar se jane ne gjendje te shendoshe psikologjike. Ne rast fitoreje, gjeja e pare qe do te beje ai, eshte nje telefonate me Presidentin francez, Nikola Sarkozy. Sipas Berluskonit, ata te dy kuptohen fare mire. Simpatizantet e Berluskonit jane te bindur qe kur te mbyllen lokalet e zgjedhjeve, te henen pasdite, fituesi do ta kete emrin Berluskoni. Ne anketimet, qe sipas ligjit u publikuan per here te fundit dy jave me pare, Berluskoni ishte ne krye me nje perparesi prej pese pike per qind.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›