E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova pergatitet per t'u futur ne FMN

Shteti me i ri ne Ballkan po pergatitet per t'u anetaresuar ne Fondin Monetar Nderkombetar. "Qeveria e Kosoves ende nuk ka paraqitur kerkesen, por eshte duke i bere pergatitjet per anetaresim ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe ne organizmat tjere nderkombetare", thone zyrtare te qeverise. Nderkaq, ekspertet dhe misionet nderkombetare, te cilat veprojne ne Kosove, kerkojne angazhim me te madh nga ana e institucioneve vendore lidhur me kete ceshtje. Kosova eshte duke i bere pergatitjet per anetaresim ne Fondin Monetar Nderkombetar, sepse anetaresimi ne kete organizate nuk kerkon kusht per te qene anetar i OKB-se dhe ndihmon shume ne zhvillimin ekonomik te vendit tone, tha zv/ministri i Ekonomise, Bedri Hamza. "Ne presim shume shpejt dhe kemi sinjale pozitive se ne disa institucione financiare evropiane do te jemi shume shpejt anetare, mirepo ne te ardhmen shume te shpejt do te jemi anetar te Fondit Monetar Nderkombetar", ka thene Hamza, duke shtuar se, ani qe ende nuk eshte bere kerkesa, jemi ne pergatitje e siper. Ndersa, Shefi i Zyres Operacionale ne Komisionin Evropian ne Prishtine, Kjartan Bjornson, tha se institucionet e Kosoves duhet te jene me aktive dhe te ndermarrin aksione konkrete ne qofte se deshirojne te jene pjese, jo vetem e institucioneve sic eshte Fondi Monetar Nderkombetar, por edhe pjese e familjes evropiane. "Pikesepari eshte shume veshtire qe te maten kapacitetet per ndertimin e institucioneve dhe se pari projekti evropian, i cili eshte mbeshtetje Bashkimit Evropian, per integrim te Kosoves ne BE. Por, ua kemi bere te qarte institucioneve kosovare se pa zbatim te ligjit dhe pa nje vullnet te mire politik dhe pa nje angazhim maksimal, eshte e veshtire qe te arrihet dicka e ne vecanti anetaresimi ne institucionet nderkombetare dhe integrimi ne familjen evropiane", ka thene Kjartan Bjornson. Safet Gerxhaliu, analist ekonomik, tha se premtimet e dhena gjate fushates parazgjedhore jane shume larg realitetit, jo per nje zhvillim ekonomik te vendit, por edhe larg cdo zbutjeje te problemeve ne vend, ne aspektin e zhvillimit ekonomik. Por, vete fakti se deri me tani nuk jemi te anetaresuar ne asnje nga keto institucione nderkombetare tregon se mungon angazhimi maksimal i Qeverise per nje gje te tille. Pas shpalljes se pavaresise, shteti me i ri ne Ballkan po perballet me sfidat e saj, per integrimin e ketij shteti ne struktura euroatlantike. Qeveritaret kosovar kane deklaruar se integrimi i shtetit te tyre ne strukturat nderkombetare do te jete ne qender te punes se tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›