E Shtunë, 31 Tetor 2026

Restaurohet mauzoleu i mbretit Gent

Perfundon restaurimi i mauzoleut qe ruan eshtrat e mbretit Gent te Ilirise. Restaurim i cili ka perfunduar pas kater vjetesh pune te eksperteve ne rehabilitimin e objekteve antike me qellim shpetimin nga shkaterrimi, degradimi dhe braktisja te nje nder veprave me te rendesishme te historise dhe kultures antike shqiptar. Per te vertetuar shkencerisht se per nder te ciles figures historike ishte ngritur ne te vertete objekti, pasi pozicionet e historianeve ishin kontradiktore, me kerkese te Lidhjes shqiptaro-arberesh ne Itali u ngrit nje komision vleresimi me eksperte te historise dhe arkeologjise. Keshtu, permes fakteve historike te pakontestueshme u arrit te bindeshin autoritetet lokale te qytetit Gubbio dhe ata te Ministrise se Kultures italiane qe ta njihnin kete repart te rendesishem arkeologjik, unik te llojit te tij ne mbare Italine. Si trashegimi jo vetem te kultures romake, por edhe asaj iliro-shqiptare. Nje merite te vecante ne sensibilizimin e opinionit publik dhe ne nisjen e projektit qe konkludoi me restaurimin e objektit ne fjale, luajti dhe Lidhja Nacionale Shqiptaro-Arbereshe, e cila prej vitesh zhvillon ne sheshin perballe mauzoleut,

manifestimin me teme "Jam ilir, jam shqiptar".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›