E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,aksident me makinë, vdesin 4 shqiptarë

Si pasojë e dy aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë orëve të fundit në Itali, besohet se kanë humbur jetën të paktën katër shtetas, që mendohet të jenë shqiptarë. Mediat raportojnë se në aksidentin e parë në Vizenca kanë vdekur 3 shqiptarë, 2 prej të cilëve u identifikuan nga policia, ndërsa në aksidentin tjetër në La Spezia ka humbur jetën një tjetër shtetas shqiptar dhe një tjetër është plagosur. Aksidenti në Vicenza ka ardhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, dhe si pasojë ka patur edhe disa persona të plagosur rëndë. Sipas të dhënave të para mësohet se dy nga vitkimat quhen Eljon e Arbër Berisha, me origjinë nga Durrësi. Edhe viktima e aksidentit të dytë ka ardhur si pasojë e një aksidetnti automobilistik në La Spezia, ku përveç shtetasit me origjinë shqiptare, ka vdekur edhe një shtetas tjetër me origjinë domenikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›